Naile Yzeiraj, 100-vjeçarja voton për kryebashkiakun e 2015 (Galeri fotosh)

Ka lindur në vitin 1915 dhe ditën e sotme i është drejtuar qendrave të votimit në qytetin e Fierit për të shprehur vullnetin e saj për zgjedhjet e 2015-ës. Quhet Naile Yzeiraj dhe është plot 100 vjeç, raporton newsbomb.al, por mosha duket se nuk e ka penguar të moshuarën që të shkojë drejt kutisë së votimit e ndihmuar edhe nga asistentët e qendrës së votimit. Të gjithë janë surprizuar kur kanë parë 100-vjeçaren të hedhë votën e saj për kandidatin e preferuar. 

SHKARKO APP