Najada Çomo: Në shtator do jem mjeke dhe deputete

Spitali Infektiv do të vijojë të jetë një spital i dedikuar për pacientët me Covid-19, edhe pse të shtruarit zënë vetëm 7.5% të kapacitetit spitalor. Shefja e shërbimit Infektiv, Najada Çomo tregon se pavarësisht situatës pozitive, duhet kujdes.

”Një person ka rreth 5 javë i shtruar, natyrisht ka akoma nevojë për asistencën spitalore, ka prej tyre që kanë një gjendje më të rënduar, sesa kjo paciente, që kanë një periudhë rreth dy javë që kanë ardhur dhe një pjesë e tyre janë kandidatë për të dalë nga spitali”.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Çomo ishte numri dy në listën e PS-së, dhe në shtator ajo pritet që të marrë mandatin e deputetit, por çfarë do të ndodh me profesionin e saj si mjeke?

“Sikurse e shikoni, unë jam në krye të detyrës si doktoreshë dhe do vazhdoj të jem në krye të detyrës deri tek rasti i fundit me Covid-19 dhe unë nuk kam ndërmend të shkëputem nga profesioni, sigurisht punën e deputetit uroj dhe shpresoj ta bëj me përpikmëri”, është shprehur Çomo për ”Tv Klan”.

SHKARKO APP