Najada Çomo: Numri i pacientëve në moshë të re të shtruar në spital është rritur! Zbulon çfarë i tha pacienti 30-vjeçar para se të ndërronte jetë
Shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive QSUT Najda Çomo bëri me dije se 90 për qind e shtrimeve në spital janë persona të pavaksinuar. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik Çomo përmendi mesazhin e fundit të një të riu 30-vjeçar që humbi jetën pasi nuk ishte vaksinuar.
“Një informacion të shkurtër për shtrimet në spitalet Covid-1 dhe Covid-3, numri është në gjendje të qëndrueshme, 140 pacientë, plus, minus në disa periudhe. 20 për qind të shtrimeve janë forma të rënda. Pjesa e grupmoshës së prekur në spital është nga mosha 19 deri mbi 90 vjeç. Cila kategori e njerëzve janë të shtruar në spital? Pjesën madhore e zënë personat e pavaksinuar, në 90 për qind të rasteve. Rastet e shtrimeve në spitale u takojnë qyteteve si Tirana, Fieri, Berati, Durrësi. Në moshat mbi 65-vjeçare është shumë e rëndësishme doza e tretë se është një armë e rëndësishme për mbrojtjen e njerëzit. Dua ta mbyll me mesazhin e një djali 30-vjeçar që ka ndërruar jetë para pak ditëve, që disa orë para se të ndërronte jetë tha: Sa keq që nuk u vaksinova! Besoj që fjala e Kleivisit vlen për shumë të rinj që të vrapojnë të vaksinohet”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

