Nano: Nëse Kurti do merrte pjesë në ”Open Balkan”, Serbia do të pranonte se Kosova është një shtet që po negocion

Samiti i ”Open Balkan” në Ohër, po komentohet në mediat shqiptare. Gazetari Mustafa Nano thekson se prania e kryeministrit Albin Kurtit në samit, do ishte njësoj sikur Serbia ta pranonte Kosovës si shtet që po negocion.

”Kurti ka marrë një vendim që mbështet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve në Kosovë. Ai po përfaqëson opinionin publik, ai nuk mund të shkojë të përfaqësojë kur opinioni publik nuk do.

Mendoj se e kanë gabim, edhe media që i mëshon këtij vendimi. Prania e Kurtit aty do të sillte vetëm të mira, në një tavolinë ku janë udhëheqësit e Ballkanit. Do të ishte njësoj sikur Serbia të pranonte defacto që Kosova është një shtet që po negocion”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?