Nano: Roli i Ramës është se duhet të vëzhgojë lëvizjen e çmimeve dhe të shoh pjesën spekulative
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama tha se do ketë rritje të çmimit të energjisë për ato familje që konsumojnë më shumë. Analisti Mustafa Nano tha se më shumë se një dështim i Ramës, kjo sipas tij mund të interpretohet si një e vërtetë, meqë në rritjen e çmimeve nuk është faktori qeveritar.
Për të qeveria Rama më shumë duhet të vëzhgojë pjesën spekulative të rritjes së çmimeve, dhe me këtë e ka bërë detyrën e saj.
”Është një nga të paktat gjëra që thotë Rama, që jemi në një situatë jonormale lufte, çmimet nuk varen nga faktori Ramës. Roli i Ramës është se duhet të vëzhgojë lëvizjen e çmimeve dhe të shoh pjesën spekulative të rritjes së këtyre çmimeve. Nëse e ka bërë këtë, e ka bërë detyrën e vet, edhe sikur çmimet të shkojnë në stratosferë. Pra, kemi të bëjmë me një sistem në tërë Evropën, por nuk shoh shumë hapësirë ose manovra nga ana e qeverisë, jo vetëm shqiptare, por edhe në Evropë, në këtë moment ai nuk është se ka ndonjë rol të madh, do të improvizojë”,-tha në edicionin e lajmeve në ”MCN TV”.