Nard Murati u vra me 6 plumba në kokë, dëshmitari: Ja si e futën në “kurth”

Ndërkohë, mësohet se vetëm pak orë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit, është bërë e mundur gjetja e automjetit me të cilin u larguan atentatorët. Makina tip “Benz Mercedes” me ngjyrë të zezë dhe me targa të Krujës u gjet e braktisur në një rrugicë të qytezës së Vorës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se mjeti i përkiste me dokumente një banori të Fushë-Krujës. Menjëherë uniformat blu kanë shoqëruar këtë person, i cili figuron si pronar legjitim në regjistrin e mjeteve, dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Por dëshmia e dhënë nga pronari i makinës që u përdor në ngjarjen ku u ekzekutua babai i dy fëmijëve ka hedhur dritë mbi autorët e krimit. Policia dhe Prokuroria kanë mundur të ndërtojnë skenën e vrasjes bazuar dhe në dëshmitë e dhëna nga punonjës dhe klientë të lokalit ku ndodhi ngjarja. Kjo dhe për faktin se dy atentatorët jo vetëm që nuk janë maskuar, por njëri prej tyre (ekzekutori) nuk ka ngurruar të dalë ballazi.

SHKARKO APP