Nard Ndoka, akademik

 

Politikani Nard Ndoka është shpallur akademik. Kjo bëhet me dije nga një deklaratë e partisë që drejton Ndoka.

Një delegacion i Akademise Intërnacionale Konstadiniane te Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë (Accademia Internazionale Costantiniana delle Scienze Medice Giuridiche e Sociali), i kryesuar nga rektori Paulo Goliani dhe sekretari i Pergjithshem Daniele Mariuto, i ka dorëzuar në Selinë e PDK, kryetarit të Partisë Demokristiane Nard Ndoka dëshminë me përcaktimin: Akademik Efektiv Nderi.

Rektori i Akademise Konstadiniane Paulo Goliani, pasi falenderoi z. Ndoka për kontributin e tij për prezantimin dhe mbrotjen e vlerave kristiane dhe europiane në Shqipëri dhe për zbatimin e projektit politik qartës europian, projekt që ka ndërtuar europën moderne, theksoi se Akademia që mban emrin e perandorit të Romës me prejardhje ilire Konstandini i Madh, e ka për nder që prej sot ka në radhet e saj zotin Ndoka si Akademik Nderi”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokristiane.

SHKARKO APP