Nard Ndoka kërkoi heqjen e dekoratës për hetuesin e At Zef Pllumit

 
Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka kërkoi tërheqjen e qeverisë nga dekorimi i Shyqyri Çokut. Nderimi i hetuesit të At Zef Pllumit është një krim dhe kryeministri duhet të tërheqë këto dekorata, përndryshe Parlamenti do të reagojë me Rezolutë ose projektligj të veçantë, tha Ndoka.
 
“Kur u dekorua autori i vrasjes së At Zef Pëllumbit, nuk e besova për momentin për faktin se vetë qëndresa dhe simboli i At Zef Pëllumbit është i njohur dhe nga vetë kryeministri, na la një vepër që quhet, ‘Rrno për me tregue’, dhe ‘Rrno për me tregue’ jo vetëm parlamentit shqiptar por edhe më tej. Dhe senati italian e ka njohur këtë. Si duket kryeministri që e ka lexuar këtë libër, jam i bindur se e ka lexuar, bashkë me memorien e përjetshme të at Zef Pëllumbit e ka injoruar. At Zef Pëllumbi rrnoi për me tregu por nuk pati se kujt me i tregu. Do i kërkoj parlamentit një rezolutë, se nëse kryeministri nuk e tërheq këtë dekorim dekorim të turpshëm, nëse nuk do ketë një reflekti, në të kundërt mendoj se parlamenti duhet të shprehet nëpërmjet një projektligji ose rezulote që të mos lejojë këtë dekorim të turpshëm”.

SHKARKO APP