Narkomani hyn në spital dhe shkatërron pajisjet e Urgjencës në Shkodër

 

Rreth ores 4 të mëngjesit të së djëlës një person ka dëmtuar urgjencën e shpitalit rajonal të Shkodrës.

Sipas  informacioneve  dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake. Kryeinfermieri i urgjencës së spitalit të Shkodrës Eduart Gjonaj, deklaron se pajisjet u thyen nga një pacient narkoman.

Eduart GJONAJ- Kryeinfermier, Spitali Shkodres: Nga shërbimi i poliklinikës është paraqitur në urgjencën e spitalit pacienti Saimir Haxhia, i cili njihet si pacient narkoman, përdorues i rregullt i drogës. Pacienti ka qenë shumë i agjituar,  në momentin  e paraqitjes së ambienteve të spitalit. Nga agjitimi i tepër ai ka bërë nëj rrumujë me aparaturat mjekësore të këtij reparti.

Sajmir Haxhia është arrestuar nga policia si personi i dyshuar për dëmtimin e urgjencës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë. Gjithashtu në pyetje janë marrë mjeku roje i urgjencës së bashku me infermierët dhe rojen e sigurisë.

SHKARKO APP