Narkotikë dhe shfrytëzim prostitucioni, kush janë subjektet e OFL në Tiranë
Tre persona me precedentë kriminalë në fushën e trafikut të narkotikëve dhe shfrytëzimit të prostitucionit kanë marr kërkesat me shkrim nga OFL për deklarimin e burimeve të pasurisë.
OFL i ka nisur kërkesat, shtetasve:
Gezim Alimehmeti banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.