Narkotikë dhe vrasje, OFL shkon në Vlorë
OFL është ndalur sot në qytetin e Vlorës, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve të dënuar më parë. Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:
Eraldo Canaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Viktor Omeri, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Pëllumb Sherifaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.