Nasip Naço i bashkohet Partisë Socialiste: Shqipëria s’ka nevojë për eksperimente politike

Ish-deputeti Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Naço, i cili ka qenë deputet në qarkun e Beratit.

Nga Berati, teksa merrte pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në prani të ministrit Blendi Klosi, ish-ministri i Drejtësisë theksoi se do të përkrahë të majtën progresive. Mes të tjerash ai pohoi se Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike, por për të ecur përpara.

Prej 30-vjetësh kam munguar vetëm 2 herë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Berat. Sot është në ditë e bekuar sepse jam edhe në krah të mikut tim Blendi Klosi. Harmonia fetare mbizotëron në këtë qytet. Unë do të shprehja sot edhe qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në tërë këto vite. Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike, kanë nevojë për ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI-ja, kam dhënë kontributin tim ndoshta modest, por përkushtimi ka qenë i madh për të ecur përpara, si në reformën në drejtësi ashtu edhe në reformat e tjera.”, tha Naço.

SHKARKO APP