Nasip Naço: S’ka një drejtësi të barabartë për të gjithë, PS tjetërsoi qëllimin e reformës

Deputeti i LSI-së Nasip Naço në fjalën e tij në takimin me strukturat e LSI-së në Kuçovë u ndal te Reforma në Drejtësi, për të cilën akuzoi mazhorancën e cila tjetërsoi qëllimin final të kësaj Reforme, duke u mohuar shqiptarëve mundësinë për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit.

“Kjo reformë rrugës u tjetërsua dhe u anashkalua qëllimi i saj final për të patur një drejtësi për të gjithë  dhe të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Deputetët e Rilindjes mendojnë që të vënë gjithë se kush njeriun e vet për ta patur nesër nga proceset e mundshme që do të vijnë nga Byroja Kombëtare e Hetimit apo nga SPAK-u. Sepse mendojnë që duke kapur këtë institucion nesër të thonë po hajde për çdo gjë të ballafaqohemi në gjykatë”, tha deputeti i LSI-së, Nasip Naço.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?