Nata e Kadrit, punonjësja e kryeministrisë agjëron prej 9 vitesh

Gjatë muajit të Ramazanit Kiti Shabanaj, shkëputet për pak kohë nga puna në Kryeministri, për të falur namazin në xhaminë më të afërt. Nuk vjen nga një familje praktikante myslimane dhe vendimi për t`u mbuluar me shami i gjeti të papërgatitur të afërmit e saj.

Agjëron prej gati nëntë vitesh. Besimi në islam thotë se e ka ndryshuar jo vetëm shpirtërisht por edhe në marrëdhënie me të tjerët. ”Mund të them se është besimi më i bukur që më ka ndryshuar gjithë jetën time”.

31 Maj në kalendarin islam përkon me Natën e Kadrit. Agjërimi dhe falja në këtë datë për besimtarët merr tjetër vlerë. ”Është një natë e cila e ka shpërblimin më shumë se 1 mijë muaj”. Në këtë muaj të shenjtë, Kiti thotë se çdokush duhet të afrohet në rrugën e Zotit sipas saj besimi ka përgjigje për çdo shqetësim apo dilemë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?