Nata e poetit Sadik Bejko

Nga Çerçiz Loloçi/

Nata e poetit Sadik Bejko
Klubi i Poezise dhe revista Illz – Revistë letrare e Tiranës, diten e premte, date 23 nentor nentor 2018, ora 17 në Bar kafe Lux, pranë Bibliotekës Kombëtare organizon: NATA E POETIT SADIK BEJKO
Ftojmë miqtë e Klubi i Poezise, bashkëpunëtorët e revistes Illz dhe të gjithë ata që dëshirojnë që të marrin pjesë, te behemi bashke per nje kafe me poetin Sadik Bejko.
Te behemi bashke dhe sa me shume e me ze sa me te larte ti themi Faleminderit Sadik Bejkos per gjithe krijimtarine letrare, per gjithe artikulimin publik, per gjithe kontributet e shenuara ne letersine kombetare.
Netet poetike qe organizon Klubi i Poezise jane aktivitete te hapura ku gjithkush ka mundesine te degjoje ndersa flasin shkrimtaret qe kane cfare thone e diskutojne.
Ne nuk bejme gjera te medha, por gjera te vogla me dashuri te madhe, sic ka thene Nene Tereza.
Netët poetike i organizojme bashke me Izet Duraku, drejtor i Revistes Illz, me mbështetjen e humanistit Flamur Hoxha qe sponsorizon revistën Illz, botimet kryesore të Shtepise Botuese Klubi i Poezisë dhe keto veprimtari.
Veprimtari të tilla organizohen për autorët që botojmë në Illz – Revistë letrare e Tiranës.

SHKARKO APP