Nata e Vitit të Ri/Sekuestrohen 347 fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese

Pas kontrolleve të bërë ditën e sotme, janë sekuestruar. 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe janë proceduar penalisht tre persona të dyqaneve. Uniformat blu bëjnë me dije se 217 fishekzjarre u sekuestruan në Berat, 100 në Tiranë, 30 në Prrenjas. Policia bën me dije se kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike.

“Vijon kontrolli në të gjithë vendin, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Berat, Tiranë e Librazhd 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Procedohen penalisht tre shtetas, pronarë të dyqaneve ku policia gjeti dhe sekuestroi fishekzjarrët.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës, ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve, në Berat, në dyqanin në pronësi të shtetasit L. M., u gjetën dhe u sekuestruan 217 fishekzjarrë. Në Tiranë, në dyqanin e shtetasit M. N., u gjetën dhe u sekuestruan 100 fishekzjarrë. Ndërsa në Prrenjas, në dyqanin e shtetasit T. K., u gjetën e u sekuestruan 30 fishekëzjarrë. kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?