NATO e shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, Rutte: Gjendja e sigurisë është e brishtë

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte thotë se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë, duke përmendur në veçanti atë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. Gjendja e sigurisë në Kosovë mbetet e tensionuar prej vitit të kaluar, veçanërisht pas një sulmi nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, si pasojë e të cilit u vra një polic dhe tre sulmues.

”Forcat e KFOR-it janë aty dhe aty do të qëndrojnë. Le të mos tregohemi naivë, Rusia është siç e dimë ne dhe mund ta shohim, dhe ju mund ta shihni, se po kërkon të minojë demokracitë në rajon që ne e dimë me të vërtetë. Kemi kërcënime kibernetike dhe hibride, janë absolutisht aty, dhe ju përballeni me ta dhe dezinformimi është aty. E dimë se ata përpiqen të përdorin dobësitë e brendshme për të nxitur përçarje dhe kështu ta bëjmë më të vështirë, për shembull për Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një lloj diskutimi dhe për të gjitha pjesët e rajonit për t’u siguruar se ata i parandalojnë lëvizje secesioniste të avancojnë”,-tha shefi i NATO-s.

Rutte u zotua se aleanca e NATO-s do të mbetet fuqishëm e përkushtuar për misionin e vet në Kosovë, ku ka mbi 4.400 trupa ushtarake. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. Ai foli edhe për përpjekjet e Rusisë për të krijuar ndasi të rajon përmes fushatave dezinformuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?