NATO fillon stërvitjet bërthamore mbi Evropën Perëndimore: Ne jemi gati të mbrohemi

NATO ka filluar stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon” me më shumë se 60 aeroplanë që marrin pjesë në fluturimet stërvitore mbi Evropën Perëndimore.

Bëhet e ditur se Steadfast Noon zgjat dy javë dhe përfshin aeroplanë luftarakë të aftë për të mbajtur koka bërthamore të SHBA-së.

Kjo stërvitje është një test i rëndësishëm i parandalimit bërthamor të aleancës dhe i dërgon një mesazh të qartë çdo kundërshtari se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Mark Rutte.

Parandalimi bërthamor është gurthemeli i sigurisë së aleatëve”, shtoi ai.

Siç raportohet, stërvitja bërthamore e NATO-s është një aktivitet trajnimi rutinë që ndodh çdo tetor, shkruajnë mediat e huaja.

Steadfast Noon përfshin 2,000 personel ushtarak nga tetë baza ajrore dhe një sërë llojesh aeroplanësh, duke përfshirë aeroplanë me aftësi bërthamore, bombardues, përcjellje luftarake, aeroplanë furnizues me karburant dhe aeroplanë të aftë për zbulim dhe luftë elektronike.

Stërvitja e këtij viti përfshin fluturime kryesisht mbi vendet pritëse Belgjikë dhe Holandë dhe në hapësirën ajrore mbi Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut.

Planifikimi për stërvitjen filloi një vit më parë dhe trembëdhjetë aleatë do të dërgojnë aeroplanë për të marrë pjesë në stërvitje.

Ndryshe, NATO po ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë, efektivitetin dhe besueshmërinë e parandalimit bërthamor të aleancës.

Deklarata e Samitit të Uashingtonit të NATO-s e bën të qartë se “qëllimi themelor i aftësisë bërthamore të aleancës është ruajtja e paqes dhe parandalimi agresionit”.

Për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore”, shton deklarata.

SHKARKO APP