NATO i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës
Nga Aleanca ushtarake veri atlantike është theksuar se “niveli i angazhimit të NATO-s në përkrahje të FSK-së mund të rishqyrtohet, në mënyrë që të ndryshojë mandati i këtyre forcave në Kosovë”.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp në selinë e Aleancës atlantike në Bruksel, Oana Lungescu, duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe Beta,rreth deklaratës së ministrit të FSK-së, Agim Çeku, se FSK shumë shpejtë do të shndërrohet në ushtri, transmeton Koha Ditore.
Serbia e kundërshton fort krijimin e ushtrisë kosovare, por tashmë krjimi i saj duket se është çështje muajsh.