NATO kundër Macronit: Nuk kemi plan të dërgojmë trupa në Ukrainë

Jens Stoltenberg thotë se nuk ka plane për trupat e NATO-s në terren në Ukrainë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përgënjeshtruar presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë. Në një intervistë për Associated Press, ai tha se aleanca ushtarake nuk ka plane të ndërmarrë një hap të tillë.

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe jemi rritur pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por nuk ka plane për trupat luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha të hënën se ai nuk e përjashton dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, megjithëse tha se nuk ekzistonte konsensus për këtë hap.

SHKARKO APP