NATO në Adriatik, në stërvitje edhe anijet shqiptare

Stërvitja e forcave të NATO-s, u mbaj këtë të hënë për mbrojtjen nga anijet e përmasave të vogla, të përdorura në sulmeve pirate apo atyre terroriste. Stërvitja u zhvillua në ujërat e Adriatikut, vetëm disa milje larg qytetit të Durrës-it. Përveç dy anijeve të NATO-s, të cilat qëndruan dy ditë në Portin e Durrësit, në stërvitje merrnin pjesë edhe anijet Shqiptare.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të stërvitemi me aleatët tanë dhe vendet në zonë. Mendojmë se Shqipëria është një vend i fuqishëm në zonë, ka shumë influence dhe gjithashtu është një kontribuese në forcat e NATO-s”, tha shefi i shtabit, Juan Alonso.

Në anijen “Everstsen” e cila është flamurtarja e grupit te dyte te NATO-s dhe operon ne jug te Europës, me një ekuipazh prej 200 persona, ndodhet edhe një shqiptar. Kapiteni i rangut te trete Erion Baboci ka një detyrë jo pak te rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Detyrat kryesore që unë mbuloj në këtë anije është kryesisht stërvitja dhe përgatitja e anijeve dhe ekuipazheve për të arritur standartet që i takojnë këtij grupi të anijeve”, tha kapiteni, Erion Baboci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?