NATO tregon muskujt: Stimulime skenaresh lufte në ishullin e Sardenjës
Nga Eridion Gjetja
Me një urdhër të datës 5 maj, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Italiane ka shpallur stërvitjen e madhe ushtarake që po zhvillohet në ishullin e Sardenjës. Vendimi ka ngjallur jo pak polemika pasi zonat në të cilat ndalohet ç’do lloj aktiviteti do të jenë plot 17, në një moment kur pritet të filloj sezoni turistik veror. Perla të bregdetit ishullor si plazhi i Poetos në Kaljari apo plazhet nga Villasimisus në Muravera do të jenë të përfshira në aktivitetet ushtarake. Të paktën 4 mijë persona, nga 7 shtete të ndryshme, janë të angazhuar në stërvitjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut: me vendosjen në “terren” të më shumë se 65 anijeve luftarake, përfshi këtu dhe nëndetëset dhe me mbulimin ajror të helikopterëve dhe avionëve të NATO-s.
Bëhet fjalë për veprimtarinë ushtarake, të stimuluar, më të madhe të realizuar ndonjëherë në ishullin mesdhetar të njohur gjërësisht për bukuritë bregdetare. Nuk kanë munguar as kritikat e deputetëve të Sardenjës të grupit Alternativa: Pino Cabras, Andrea Vallascas dhe Emanuela Corda, në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin e tyre si për ambientin ashtu dhe për bllokimin e ativiteteve si turizmi, peshkimi apo thjesht lundrimi. Stërvitja do të përfundojë me 27 maj dhe nga shumë ekspert shihet si një mesazh i drejtuar Moskës.
KOHA JONË SONDAZH

