NATO ”zbarkon” në Tiranë/ Yuri Kim: SHBA, krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha se SHBA është krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah. Kim falënderoi ministren Olta Xhaçka për udhëheqjen e Shqipërisë në NATO.

“Faleminderit ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për udhëheqjen e Shqipërisë në NATO. SHBA është krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah”, shprehet ambasadorja Kim, ndërsa publikoi pjesëmarrjen e ministres Xhaçka në Ministerialin e Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 shkurt.

Në 17 dhe 18 Qershor, Tirana do të jetë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë. Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë. Kjo do të jetë hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?