Nazarko: Nëse verifikohet numri i delegatëve të pretenduar nga Berisha, ai është kryetar i PD

Në gjyqin për kryetarin e PD-së, analisti Shpëtim Nazarko thotë se është Gjykata ajo që do të vendosë të ardhmen e kryetarit të PD-së. Për të nëse gjyqtari verifikon se Sali Berisha i ka të sakta numrin e delegatëve të pretenduar në Kuvendin e 11 dhjetorit, atëherë drejtimi i PD-së i takon atit.

”Nëse aty janë mbi 5 mijë njerëz, siç pretendon Berisha çështja është e mbyllur. Gjykatësi që do të gjykojë çështjen e Berishës mund të zgjidhë dilemat me lëvizje të vetme, mjafton të kontrollojë numrin që ka dhënë Berisha, është i saktë apo jo.

Gjykatësi që do të marrë çështjen do të shikojë, nëse Berisha ka 4935, ai legjitimon shumicën dhe Basha merr përsipër 2 apo 3 turpe. E para do të akuzojë që ka mbledhur njerëz kot dhe e dyta del e paligjshme Kuvendi i tij.

Që të legjitimohet një statut do të legjitimohet me procedurë, a ke respektuar atë. Nëse aty del e saktë numrat e pretenduara, atëherë Basha duhet të shkojë në shtëpi. Gjykatësi është i detyrueshëm të verifikojë 4.935 votat, nëse ato janë, atëherë Basha i ka punët keq”, tha Nazarko në ”News 24”.

SHKARKO APP