Nazime Visha, pas burgut gjen dashurinë e jetës në Maqedoni
Nazime Visha, historia e së cilës do tu bënte historia e çdo shqiptari, si në përralla ka një fund të lumtur por për Nazimen, është rifillimi i jetës me “princin e kaltër”.
Visha do të linte qelinë para një viti ku vuajti 4 vite për vrasje, por pas daljes ajo u shkëput nga jeta mediatike dhe asnjë nuk u shkruaj më çfarë u bë me të. Ajo vijoi jetën e saj, larg kamerave, këtu në Tiranë.
Në mars të vitit të shkuar 23-vjeçarja fitoi nga amnistia dhe sapo doli u shpreh se do të niste menjëherë shkollën por nuk dihet se çfarë ka bërë për këtë pjesë.
Një kapitull i ri duket se ka filluar për Nazimen, e cila ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqesh sërish. Bluetooth mëson se Nazimja ka gjeur dashurinë e jetës, pa paragjykime për të kaluar e saj dhe se para pak kohësh u martua dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj.
Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës.
Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë konfirmuar martesën e Nazimes në Maqedoni. Të afërm të saj, pohojnë se Nazimja nuk ka bërë dasëm, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

