Ndahet nga jeta 47 vjeçarja Luzhiana Abazi, mjekja e aktivistja e njohur e LSI

Është ndarë nga jeta mjekja e njohur, Luzhiana Abazi, njëherësh dhe një nga aktivistët e LSI-së.

47-vjeçarja ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor, ndërsa më herët ka qenë dhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës.

Gjithashtu, për pesë vite me radhë, Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur

aktivistja e LSI-së, Elona Guri. Mes dhimbjes dhe trishtimit ajo shkruan se ‘Lala’ e ka humbur betejën e saj, edhe pse të gjithë besonin se ajo do t’ia dilte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e veçantë dhe me e mira për gjithe ne!

Swiss Digital Mobile Reklama

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde. Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Guri.

JETESHKRIMI

Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durrësit, me 19 Maj 1971.

Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranes.

Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.

Gjate periudhës 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 përfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e shërbimit shëndetësor parësor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.

Ne periudhën 2000 – 2002 ka qene Drejtore pranë Autoritetit shëndetësor Rajonal.

Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.

Ne periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorisë nr. 2 te Punëtoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshëm te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)

Nga 2016 e në vazhdim ka qenë drejtore e “Drejtorisë Rajonale te Fondit Tirane”.

Kryetarja e LSI-së shkruan në rrjetin social se ka orë që mundodhet të hedhë disa fjalë, por e ka mjaft të vështirë të shkruajë. Kryemadhi thekson se pavarësisht se sëmundja mundi të fitojë mbi “Luzhin”, ajo do të mbetet një ëngjëll që kujdeset, ashtu siç ishte gjithmonë.

“E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush.”-përfundon Kryemadhi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?