Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, i vlerësuar me shumë tituj

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit dhe Estradës Vlorë, Qirjako Sava.

Ai është pjesëtar që nga krijimi i kësaj trupe profesioniste, i cili ka vlera të veçanta në aktivitetin krijues dhe profilin artistik të këtij institucioni.

Ai është vleresuar me Titujt “Qytetar Nderi i Vlores” dhe “Naim Frasheri” nga Presidenti i Republikes.

46670142_339082396645823_2745386736765894656_n

Grimcat e para artistike i shfaq në vitin 1946 kur ishte në shkollën Tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore” që organizohej mbi bankën kombetare ne qender te qytetit.

Do të fitoje diplomën e parë të nderit në vitin 1951 në një shfaqje me regji të Kadri Roshit, por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953, siç shkruan në postimin e bërë në Facebook, gazetari Ergys Alushi.46628650_1051318158361589_7306859639700717568_n

Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës me një krijimtari të pasur artistike.

SHKARKO APP