Ndahet nga jeta djali i vetëm i Tinka Kurtit

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme djali i vetëm i aktores së madhe Tinka Kurti. Zef Kurti ndërroi jetë pas një ataku kardiak. 65-vjeçari jetonte prej vitesh në Kanada.

Lajmi i hidhur është bërë publik nga mbesa e aktores, Jolanda Dhamo. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Dhamo shkruan së ditën e diel ka ndërruar jetë Zef Kurti. I ndjeri jetonte prej vitesh në Kanada së bashku me familjen e tij.

Në 23 janar artistja e Popullit Tinka Kurti u shtrua në spital, për shkak se vuan nga një infeksion pulmonar, i cili ka të bëjë me ngushtimin e bronkeve dhe shoqërohet me inflamacione të mushkërive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?