Ndahet nga jeta djali i zv/presidentit amerikan

 

Djali i zv/presidentit amerikan Joe Biden, Beau, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

46-vjeçari u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në tru.

Lajmin për vdekjen e tij e dha vet Joe Biden.

“Ai u përlesh me sëmundjen, me po atë integritet, guxim dhe forcë që kishte treguar gjatë gjithë jetës së tij”, tha në një deklaratë për median, nga Shtëpia e Bardhë Biden.

Beau Biden kishte ndjekur rrugën e babait në jetë, së pari në studimet për drejtësi pastaj në detyrat publike, duke mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Delaëare. Ai kishte plane të kandidonte për guvernator në shtetin e tij.

SHKARKO APP