Ndahet nga jeta e veja e Dritëro Agollit
Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, Sadije Agolli.
E veja e shkrimtarit të madh shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Ajo ndërroi jetë pak minuta më parë në Spitalin e Neurologjisë për shkak të një hemoragjie cerebrale.
Dritëro Agolli u nda nga jeta dy vjet më parë.
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Ora News Sadije Agolli u shpreh:
Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur.
Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë propozim për ta kthyer në muze, këtë dhe të Ismailit poshtë, por nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thoja që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë.Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë.
Kalova vetëveten ç’është e vërteta. Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur. Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë.Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve.