Ndahet nga jeta Gate Mahmutaj, ish-kreu i grupit kriminal në Lazarat
Aktualitet E Mërkurë, 20 Tetor 2021 12:20
Ka ndërruar jetë Gate Mahmutaj, i cili sapo ishte liruar me kusht nga burgu, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ai ishte vetëdorëzuar më 14 shtator të vitit 2014, pas aksionit të famshëm të RENEA-s në Lazarat, ndërsa ishte dënuar me 11 vite burg. Ai ishte cilësuar si kreu i grupit kriminal të Lazaratit.
Mësohet se Mahmutaj ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

