Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur shqiptar
Është ndarë nga jeta gazetari i mirënjohur shqiptar, Sotiraq Gjordeni.
Gjordeni ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 78-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa lajmi i hidhur u dha nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Durrës.
Ai është nderuar me “Çertifikatë Mirënjohjeje” në dhjetor të vitit 2017 për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në raportimin me vërtetësi të ngjarjeve të aktualitetit, por jo vetëm, në qytetin e Durrësit, para dhe gjatë viteve ’90. Gjordeni ka qenë korrespondeti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare për qytetin bregdetar.
Gjatë të gjithë jetës deri në çastin e daljes në pension, Gjordeni iu përkushtua gazetarisë dhe mbuloi me profesionalizëm raportimin e ngjarjeve të rrethit të Durrësit, duke u shndërruar në një shkollë gazetarie, me profesionalizmin dhe saktësinë që e karakterizonte.
Për një kohë të gjatë, Gjordeni ishte korrespondent i gazetës ‘Zëri i Popullit’ për Durrësin, duke qenë një figurë qendrore i publicistikës durrsake.
KOHA JONË SONDAZH

