Ndahet nga jeta gazetari Zef Lleshi

 

Gazetari Zef Lleshi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, duke mos fituar dot betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh. Lajmin e hidhur e dhanë kolegët e tij, ndërsa mësohet se nesër në orën 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindjen e tij, në fshatin Rrënjë e Zezë të Rrëshenit.

Shumë kolegë shprehën ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zef Lleshi.

“Kush e ka njohur e di se Zefi kishte vetëm miq, sëmundja e rëndë nuk ia mori ndjenjën e humorit dhe se koha me njerëz të tillë është gjithnjë e bukur dhe e veçantë. Shpeshherë fatet tona nuk zgjidhen, janë produkt rrethanash jashtë nesh. Ngushëllime familjes!

U prefsh në paqe miku im!”, shkruan gazetari Afrim Krasniqi në profilin e tij në “Facebook” .

SHKARKO APP