Ndahet nga jeta ish-ambasadori i BE-së, Bushati: Ishte mik i çmuar!
Ka ndërruar jetë ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan.
Ai mori detyrën e kreut të delegacionit të BE në vendin tonë në shtator të vitit 2006, deri në shtator të 2010, detyrë që ia pasoi ambasadorit Ettore Sequi.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan.
Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Bushati shkruan se Lohan, përveçse mik i çmuar, ishte edhe një njohës i mirë i burokracisë europiane.
“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP”, shkruan ai.

KOHA JONË SONDAZH

