Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli

Ish-ministri i shëndetësisë në qeverinë e PD, Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare. Ai ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës.

Prej viteve 1994 ai ishte pjesë e forumeve të PD derisa në periudhën 1994- 1997 u vendos ministër i shëndetësisë. Gjithashtu ai ka qenë deputet në dy legjislatura nën siglën e PD, në 1996 dhe 2001.

Gjithashtu ai në fushën e shëndetësisë njihet si themelues i gjenetikës shqiptare me një kontribut të veçantë si pedagog për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?