Ndahet nga jeta ish-senatori Bob Dole, u angazhua në Pavarësinë e Kosovës

WASHINGTON, DC - JUNE 11: Retiring US Senator Bob Dole (C), R-KS, is surrounded by staffers and well-wishers as he prepares to leave the US Capitol in Washington, 11 June. Dole officially resigned earlier 11 June ending his 35-year career in the Senate in order to devote his full attention to his presidential campaign. (Photo credit should read RICHARD ELLIS/AFP/Getty Images)

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën. Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera. Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?