Ndahet nga jeta këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha.

Mësohet se Kërtusha ka ndërruar jetë si rezultat i hemorragjisë cerebrale, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kush ishte Qemal Kërtusha, i cili këndoi mbi 1000 mijë këngë:

Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit. Tashmë pas propozimit të bërë, Kërtusha pret të miratohet titulli “Mjeshtri i Madh i Punës”. Qemal Kërtusha ka qënë dhe mbetet një figure emblematike e këngës durrsake por jo vetëm i Durrësit! Këngët e tija kanë ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe qindra të tjerëve në skenat e vendeve të ndryshme të botës ku ka kënduar, siç thotë dhe vetë në rreth 12 gjuhë të ndryshme.

SHKARKO APP