Ndahet nga jeta kompozitori shqiptar, sot mbahen homazhet
Kompozitori shqiptar Kozma Lara eshte ndare nga jeta mbreme vone. Lajmin per vdekjen e tij ne moshen 87 vjecare e ka dhene akademiku Vaso Tole, teksa ka ndare me miq e te njohur lajmin e dhimbshem.
Kozma Lara lindi më 1932 në Durrës, eshte autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.
Postimi i Toles
Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë! ?
P.s: Intervista e Tij e fundit dhënë pas aktivitetit që Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Arteve organizuan për të më 14 dhjetor 2018, në Akademinë e Shkencave.