Ndahet nga jeta mjekja, deputetja e PS dedikim prekës: Lamtumirë mikja ime!

Është ndarë nga jeta mjekja dhe specialistja në fushën e ORL-së, Narina Sulcebe.

Shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta është bërë një sëmundje e rëndë. Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të mjekes otorinolaringologe e ka shpërndarë deputetja e PS, Mimi Kodheli në rrjetet sociale, përmes një dedikimi prekës.

“U largove, e dashur Narina, në vigjiljen e 8 marsit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse ti ishe supergruaja, supernëna, supermotra, supershoqja.
Lamtumirë Dok! Lamtumirë mikja ime!”, shkruan Mimi Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?