Ndahet nga jeta mjeku, Muharrem Nonaj

Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur Muharrem Nonaj në moshën 77 vjeçare.

Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur Muharrem Nonaj. Doktor Muharremi është babai i mjekut Blenard  Nonaj, i cili është gjithashtu kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale, ku jep lajmin e hidhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muharrem Nonaj është një nga emrat më të rëndësishëm të mjekësisë në Berat dhe Skrapar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?