Ndahet nga jeta një nga themelueset e LSI, Luzhiana Abazi

Është ndarë nga jeta Luzhiana Abazi, një nga themelueset e LSI-së dhe njëherësh një mjeke e njohur në kryeqytet. Ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ndërsa më herët ka qenë dhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës. Po ashtu për pesë vite me rradhë Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë. Abazi ka qenë pjesë e Kryesisë së LSI-së.

Lajmin e ka konfirmuar një tjetër aktiviste e LSI-së, Elona Guri. Mes dhimbjes ajo shkruan se ‘’Lala’’ e ka humbur betejën e saj, edhe pse të gjithë besonin se ajo do t’ia dilte.

“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne! Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Guri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush ishte Luzhiana Abazi

Swiss Digital Mobile Reklama

Luzhiana Abazi lindi në qytetin e Durrësit, më 19 Maj 1971. Në vitin 1994, dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

Abazi ka kryer një sërë specializimesh dhe trajnimesh. Gjatë periudhës 1996-1998 ajo ka kryer një specializim për mjekun e familjes. Më 1999-2000 përfundoi me sukses Master-in për “Menaxhimin e shërbimit shendetësor parësor”, Instituti superior “Della Sanita” në Romë.

Në periudhën 2000-2002 ka qenë Drejtore pranë Autoritetit Shendëtësor Rajonal. Znj. Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, në vitet 2002-2007.

Në periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njësisë bashkiake nr.6 Tiranë. Në 2011-2013 ka qenë drejtore e “Drejtorisë nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit”, Bashkia Tiranë.

Nga 2014-2016 ka ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Nga 2016 e në vazhdim ka qenë drejtore e “Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë”.

Ajo është dalluar për angazhimin e spikatur në politikë. Nga viti 2012 e në vazhdim ajo është anëtare e Kryesisë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Emiljano Aleksi: Kur dhimbja s’matet me fjalë….Luzhiana Abazi

“Nuk jam i mirë për ngushëllime, nuk kam qenë kurrë. As edhe veten nuk di si ta ngushëlloj në fakt. Sot, më ka qëlluar me doemos të shkoj diku. Jam munduar te rri mes njerëzve dhe mërmëris ato që dikush tjetër thotë para meje. Kjo është një dhimbje që nuk matet me fjalë. Me sa duket Parajsa kishte me shume nevoje per kurajon, forcen, buzeqeshjen, shpirtin tend. Ti luftove dhembe per dhembe, jo se kishe frike nga vdekja, por e doje shume jeten!! Luzhi…! Bashke kemi folur shume, por sot kuptoj me shume se kurre se vdekjen e ndjejme kur na largohen nga jeta njerezit qe me shume duam dhe bashke me to dhe nje pjese e jona. Mendoj qe kjo eshte ajo qe na tremb me shume, ta pranojme vdekjen. Te pranojme qe s’mund te bejme asgje per njerezit qe ikin e qe s’mund t’i kemi me prane. Nuk na dhemb te mendojme qe do ikim aq sa na dhemb kur mendojme sa njerez lendojme me ikjen tone. Jane te tjeret qe e jetojne vdekjen dhe jemi ne ata qe perjetojme. Te gjitheve do u mungoje dicka prej teje Luzhi!!”

Nora Malaj: Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkojë në parajsë!

E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje n? dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerezit e afert , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le nj? vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe. Do te na mungosh pafund mikja ime e mire doktoresha jote me buzëqeshjen që kurrre s’e hoqe nga buza, e mira Luzhiana Abazi… Parajsa le të jetë për ty vende ku do të prehesh ne dlirësinë e paqtimin tënd .., Do të na mungosh … po përherë do të jesh mes nesh o Luzhi jonë e mirë ..U prefsh në paqe e mira Luzhi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?