Ndahet nga jeta nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad
Në moshën 87 vjeçare ka ndërruar jetë nobelisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Ferid Murad.
Ai ka jetuar dhe vepruar në SHBA ndërsa ka ligjeruar në universitetet më eminente të Amerikës dhe jo vetëm. Në vitin 1998 fitoi çmimin Nobel në sferën fiziologji/mjekësi.
Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.Babai i tij, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në 1892 dhe ishte më i madhi prej katër fëmijëve.
Nëna e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç. Ai dhe familja e tij ishin barinj. Në moshë të re ai iku nga shtëpia për të shitur ëmbëlsira në vendet e Ballkanit. Megjithëse kishte më pak se një vit arsim, ai mësoi të flasë shtatë gjuhë para se të vdiste në 1976, në moshën 84 vjeç. Ai u takua me një grup të rinjsh të tjerë në Austri dhe sëbashku emigruan në Shtetet e Bashkuara.
Një oficer emigracioni në Ellis Island, në gusht të vitit 1913, i kërkoi emrin e tij, dhe pas kësaj oficeri i deklaroi atij që do të jetonte me emrin John Murad dhe kështu vulosi dokumentat e tij. Nëna e Ferid Muratit, Henrietta Josephine Bowman, u lind në vitin 1918 në Alton, Illinois dhe ishte e treta nga gjashtë fëmijët e mbijetuar të Elizabeth Lillian dhe Andrea Orvie Bowman.
Që në moshën 12 Murati kishte dëshirë të bëhej mjek. Prindërit e tij gjithmonë e inkurajonin për tu arsimuar dhe të kishin një profesion. Megjithatë, ai dhe vëllezërit u rritën me lirinë për të shpenzuar dhe kursyer paratë nga puna në restorant apo për të zgjedhur karrierën.