Ndahet nga jeta Vaso Qirinxhi, solisti i ”Korit Lira” të qytetit e Korçës

Është ndarë nga jeta një prej pjesëtarëve dhe njëkohësisht solist i ”Korit Lira” në qytetin e Korçës, Vaso Qirinxhi.

“Humbëm një qytetar të kulluar.” shkruan Niko Peleshi në profilin e tij në Facebook.

“Vasoja ishte një model i korçarit të mirë. E adhuronte Korçën, këngët tona, kulturën dhe traditat tona. Një lokalist me fjalë dhe vepra. Edukator brezash. Një zë i bukur i Korit Lira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të gjitha, një veprimtar i fjalës së mirë. Edhe kur u sëmur, nuk donte të ankohej, si për të mos bërë të tjerët të ndihen keq. Nuk i harroj fjalët e Vasos kur e takoja shpesh në Parkun Rinia – “Jam i lumtur,” më thoshte, “dhe më vjen keq për ata që vuajnë shumë për të thënë një fjalë të mirë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Lamtumirë, Vaso!”, përfundon Peleshi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?