“Ndaje mendjen!”, kryeministri Rama i përgjigjet menjëherë Rudina Hajdarit: E firmose vetë marrëveshjen

Ndërkohë që kryeministri i kujtoi Hajdarit se e firmosi vetë draftin për marrëveshjen.

“Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota. Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen. Jo çdo palë mund të marrë gjithçka”.

 

SHKARKO APP