‘Ndalesa e fundit’ çon në pranga 30 vjeçarin, ja pse akuzohet…

Një 30 vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

30 vjeçari i shpallur në kërkim, Edmond Xaka, banues në Fushë Krujë, u kap në kuadër të operacionit policor ‘Ndalesa e Fundit’.

“Sot me datë 24.03.2018 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor “Ndalesa e Fundit” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?