Ndalimi i hapjes së bareve të natës dhe diskove, artistët, punonjësit e pronarët protestë para kryeministrisë, fillojnë shoqërimet
Artistë, punonjës dhe pronarëve të bareve, pub-eve dhe diskove të natës janë ngritur në protestë kundër aktit normative të qeverisë para kryeministrisë.
Ata nuk bien dakord me aktin normative që i ndalon të hapen si dhe i gjobit me 3 milionë lekë, ndërkohë as muzika nuk lejohet pas orës 20:00 duke i gjobitur me 1 milionë lekë.
Sipas protestuesve me këtë akt normative po i hiqet buka shumë punonjësve që punojnë natën në këto subjekte. Protesta vijon teksa forcat e Policisë janë të pranishme. Disa prej protestuesve kanë maska ndërsa disa të tjerë jo teksa nuk respektojnë distancimin social.
Pikërisht Ministria e Shëndetësië ndërmoi këtë veprim pasi evidentoi se gjatë natës këto lokale dhe disko ishin kthyer në vendgrumbullime në ambiente të mbyllura.