Ndalimi i publikimit të emaile-ve, PD: Nuk mund t’ua mbyllni sytë, veshët dhe as gojën medias
Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik dhe i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it të ndihmojë rreth këtij urdhri.
Pas këtij vendimi, ka reaguar Partia Demokratike, përmes deputetit Tritan Shehu, i cili shkruan se Prokuroria dhe institucionet e tjera në vend duhet të mbrojnë të dhënat, të sqarojnë se pse arrihet kaq lehtë hakërimi i tyre, të identifikojnë përgjegjësit si dhe të kërkojnë dënimin e tyre.
Për të medias nuk mund t’i mbyllen as sytë dhe as veshët, e aq më pak goja.