Ndalohen 10 emigrantë sirianë
10 emigrantë sirianë janë ndaluar këtë të premte në Shkodër dhe Malësi të Madhe. 7 sirianë janë ndaluar pranë lulishtes në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të xhamisë Ebu Beker, ndërkohë 3 të tjerë si edhe drejtuesi i mjetit që po i mundësonte transportin janë ndaluar në Malësi të Madhe. Sirianët e ndaluar mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

