Ndalohen 17 pakistanezë dhe sirianë në Kakavijë, në pranga 4 shqiptarë

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar 17 klandestinë pakistanezë dhe sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, përmes kufirit jeshil me Greqinë. Në pranga kanë rënë katër shtetasit shqiptarë që i ndihmuan të kalonin kufirin dhe të vijonin udhëtimin në territorin shqiptar. 17 klandestinët po udhëtonin në katër automjetet e shqiptarëve në momentin e ndalimit në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë.

Të arrestuar janë:

Rasim Koxha, 48-vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa ”AA 108 MI”, Riza Hysa, 57-vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa ”AA 171 GK”, Besim Hysa, 34-vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit tip Mercedes-Benz, me targa ”AA 542 HB”, Gëzim Zeka, 29-vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volkswagen, me targa ”AA 737 MM”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga Pakistani dhe një nga Siria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?