Ndalohen dy drejtues të FNSH-së, për 2 vjet shpërdoruan fondet publike

 

Dy drejtues të FNSH-së, njëri me detyrë shefi logjistike në Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë,  Tiranë dhe tjetri ish shef Shtabi në këtë komisariat janë prangosur pasditen e sotme nga shokët e tyre.

Përmes një njoftimi zyrtar ministria e Brendshme informon se Nevila Mamo, Genci Reçi akuzohen se përmes  “mekanizimit të falsifikimit të  dokumentave kanë abuzuar me detyrën duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare”.

“Dëmi  ekonomik i shkaktuar buxhetit, është mbi 6 milion lekë (të reja)” thuhet në njoftimi për shtyp.

Ndalimi I tyre u krye pasdite rreth orës 19:30 minuta nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme arrestoi sot pasdite, rreth orës 19:30 minuta,  dy drejtues të Policisë së Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë, në Tiranë.

Arrestim i tyre u krye si rezultat i një hetimi disa-mujor nga ShÇBA-ja, Tiranë, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Mamo me detyre Shefe e Logjistikës në Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë,  Tiranë dhe Reçi ish-Shef Shtabi në këtë Komisariati akuzohen për kryerjen e veprave penale të   “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga nenet 248, 159 dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP